“Drejtësi për Sabrinën”/ Koordinatorja e Platformës për Gratë: Kërkojmë transparencë!

15/09/2021 18:58

Koordinatorja e Platformës për gratë, Laureta Roshi në protestën e zhvilluar këtë pasdite në Fier për të kërkuar drejtësi për Sabrinën, 23-vjeçaren që u vra nga bashkëshorti i saj në Zhupan të Fierit është shprehur se të gjithë mund të kishim bërë më shumë për të.

Ajo i hedh fajin gjyqtraëve që liruan nga burgu Elton Metajn.

“Ishte një protestë e heshtur, ne jemi një grup vullnetar për të dhënë mbështetje për viktimat. Nuk është vetëm Sabrina viktima jonë por të gjithë nga pak, ajo na vrau në atë pjesë të ndërgjegjes sonë. Të gjithë heshturazi mund të kishim bërë më shumë për Sabrinën. ajo është viktima e 14 brenda vitit 21 në Shqipëri. kërkojmë një drejtësi transparente, të mos përfshihen mes debateve të familjeve në këto deklarata për krimin, por transparencën që e ka të lirë Elton Metajn. Kemi kërkuar një transparencë  të dosjes ase si u lirua Elton Metajn, nga pak jemi të gjitha viktima në aspektin e pafuqisë për të parandaluar. Duhet tu hiqet kujdestaria prindërore të autorëve që në momentin që kanë kryer krimin”, tha ajo.

Top Channel