Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Ishull Shëngjinit.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një tip kamion është përplasur me një autobus të linjës Tiranë-Lezhë.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një i mitur që udhëtonte në autobusin e linjës, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal të Lezhës.

“Rreth orës 10: 20 , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin ” janë përplasur mjeti tip kamion me mjetit tip autobus, ka marrë demtime të lehta një i mitur dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, drejtuesit e 2 mjeteve po shoqerohen në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

FOTO GALERI
1/8

Top Channel