Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat/ Furgoni përplas të moshuarën, ndërron jetë rrugës për në spital

15/09/2021 12:34
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në dalje të Karbunarës.

Top Channel ka mësuar se një mjet tip furgon ka përplasur qytetaren Jeta Mullaj, 63 vjeçe, e cila ishte duke kaluar rrugën.

Mësohet se goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar plagë të rënda të moshuarës, e cila ndërroi jetë rrugës teksa po transportohej për në spital.

“Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, njofton policia.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel