Sytë nga xhaketa e Merkelit, mesazhi që jep kancelarja përmes ngjyrës (FOTO)

14/09/2021 11:02

Sipas mediave të huaja kancelarja Angela Merkel e zgjedh ngjyrën e xhaketës në bazë të humorit, por edhe në varësi të vendit ku po shkon dhe mesazhit që do të përcjellë.

Gjatë vizitave të saj zyrtare në botë, ngjyra e xhaketa gjithmonë përbën lajm, e ndërsa gjatë vizitës së saj në Tiranë kancelarja ka vendosur të veshë xhaketë ngjyrë blu!

Blunë, kancelarja e vesh kur diçka është e rëndësishme, kur duhet të duket serioze, por jo e rreptë si mund të ngjajë në të zezë. Xhaketa blu jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën.

Ngjyrën vjollcë, përgjithësisht e preferon për takimet jo formale, ku nuk ka për të diskutuar çështje serioze. Bezhën dhe të bardhën, i mban atëherë kur kërkon të dërgojë një mesazh paqeje. E gjelbra, për Merkel është ngjyra e optimizmit, qetësisë dhe ekuilibrit. Por kujdes kur kancelarja vesh xhaketë të zezë, thonë ata që e kanë vëzhguar; vendi pritës nuk e ka punën mirë!

FOTO GALERI
1/14

Top Channel