Shkëputja e ashensorit te Astiri, administratori i pallatit: Dyshoj se ka ardhur nga mbipesha

14/09/2021 14:34

Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të së dielës në Astir, ku një ashensor u shkëput, duke lënë të plagosur pesë persona. Qytetarët ishin kthyer nga një darkë familjare kishin marrë ashensorin për t’u ngjitur në katin e gjashtë ta pallatit, ku ndodhej edhe shtëpia.

Administratori  pallatit, Avni Martinaj ka folur në emisionin “Shqipëria Live” duke thënë se dyshon që shkëputja e ashensorit ka ardhur nga mbipesha. Ndër të tjera tha se banorët neglizhojnë këshillat që u jepen për përdorimin e ashensorit.

Avni Martinaj: Isha në shtëpi, në gjumë dhe ishte rreth ora 12 dhe mora një njoftim nga një banor që ka mbetur ashensori. Si çdo makineri tjetër, ashensorët kanë probleme herë pas here, por jo rrezik. Në cdo rast që ka problem ashensori, banorët shkojnë tek dera dhe grisin letrat, fusin biçikleta brenda, fusin materiale ndërtimi, hipin mbi 4 personi.

Unë me kompaninë e ndërtimit dhe mirëmbajtjen e ashensorëve i kam thënë që duhet të bëni preventive dhe ti ktheni në gjendjen fillestare. Ashensorët përveç certifikatës së origjinës, kanë dhe një librezë për mirëmbajtjen që tekniku bën shënimet përkatëse çdo muaj. Kur e kam parë ashensorin, mendoj që ka ardhur nga mbipesha.

Top Channel