Një incident, por fatmirësisht pa pasojë në jetë njerëzish ka ndodhur në New York. Një burrë goditi fillimisht në gjoks një grua dhe më pas e hodhi poshtë shkallëve lëvizëse të një qendre tregtare. Pamjet janë filmuar nga kamera e sigurisë së objektit.
Videoja tregon gruan 32-vjeçare dhe të dyshuarin duke u ngjitur në shkallët lëvizëse në Atlantic Avenue-Barclays Center. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes së kaluar dhe sipas policisë, burri e shtyu ndërsa po tentonte ta parakalonte.
“Thuaj më fal”, i tha gruaja personit në fjalë. Ai dyshohet se i kërkoi falje dhe menjëherë pastaj u kthye dhe e goditi gruan në gjoks, duke e hedhur atë poshtë shkallëve lëvizëse.
Sipas NY Post, viktima refuzoi të merrte ndihmën e parë për dëmtimet e shpinës, krahut dhe këmbës, ndërsa policia është ende në kërkim të autorit.
Top Channel