Iranit që po i afrohet grumbullimit të sasisë së nevojshme të uraniumit të pasuruar për prodhimin e një bombe atomike, dhe Penianit që testoi së fundi një raketë kruz, Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën me demonstrimin e suksesshëm të aftësisë së një sistemi të ri të mbrojtjes për të asgjësuar çdo kërcënim që vjen prej tyre.
Sistemi GMD do ta mbrojë SHBA-në nga raketat ndërkontinentale balistike me rreze të gjatë veprimi. Sipas bashkë krijuesit te tij, kompanisë Boeing, GMD ofron “kapacitetin e vetëm për të diktuar e mposhtur “kërcënimet e raketave të tilla.
Me reagimin e shpejtë, ky sistem e lëshon raketën gjurmuese në fazën e hershme të fluturimit, duke i lejuar që ta shkatërrojë raketën armike shumë shpejt pasi të jetë lëshuar. Koreja e Veriut testoi me sukses të hënën një raketë me rreze të gjatë veprimi, i pari aktivitet testimi i saj prej muajsh të tërë, duke sfiduar Amerikën, negociatat nukleare me të cilën kanë mbetur në vendnumëro.
Raketa cruz, për prodhimin e së cilës u deshën dy vjet, ka aftësinë të godasë shënjestra 1.500 km larg. Peniani e përshkroi atë si “një armë strategjike të një rëndësie të jashtëzakonshme”, ndërsa la të kuptohet qëllimin për t`i pajisur këto raketa me koka me mbushje bërthamore, çka shqetëson SHBA-në, Japoninë e Korenë e Jugut.
Top Channel