Lëvizte me armë nëpër Shkodër, policia arreston 31-vjeçarin, gjatë kontrolleve në banesë i gjen…

14/09/2021 13:38

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë pa leje, një sasi municioni luftarak dhe një sasi lënde narkotike, si dhe ka vënë nën pranga poseduesin e tyre.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në vendin e quajtur “Fusha e druve”, në lagjen “10 Korriku”, kanë konstatuar një shtetas që mbante zjarri me vete, i cili sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka tentuar ta hedhë armën në ambientet e jashtme të lokalit.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. T., 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale”.

Po ashtu, policia ka arrestuar një 41-vjeçar i cili u kap me armë të ftohtë.

“Po nga specialistët e Hetimit të Krimit u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 41 vjeç, banues në lagjen Parrucë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë të ftohtë (dorezë metalike)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel