Drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka hedhur poshtë lajmet se , mungesa e një test PCR të vlefshëm apo pasaporta e vaksinimit anti-Covid, bëri që Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, të moj lejohej të kalonte në kufirin tokësor shqiptar, në Han të Hotit.
Lajmi u publikua gjerësisht , pasi gazetari malazez, Aleksandar Brezar, postoi një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.
Montenegrin PM Zdravko Krivokapić was apparently turned back at the Albanian border for not having a valid PCR test or a vaccination passport, which might stop him from attending the Western Balkans lunch with German Chancellor Angela Merkel. Embarrassing. pic.twitter.com/L7qHkYeqNM
— Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) September 14, 2021
“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”- shkroi ai në Twitter.
Ndërkohë, Fuga shkruan se: Çudi se KM i Malit te Zi ka udhetuar me avion drejt e ne Rinas sot…
Top Channel