Kapet mbi 21 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

14/09/2021 08:51

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor në fushën e narkotikëve, në kuadër të cilit ka sekuestruar mbi 21 kg kanabis në formë çokollate dhe ka vënë nën pranga një 37-vjeçar.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari policia gjeti dhe sekuestroi 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel