Kamion me thika e hanxharë, alarm në Kapitol Hill!

14/09/2021 12:05

Policia e Kapitolit arrestoi një burrë nga Kalifornia pranë selisë së Komitetit Kombëtar Demokrat në Uashington, në kamionin e të cilit gjeti thika të shumta, një bajonetë dhe një hanxhar.

Oficerët e policisë thanë se rreth mesnatës të së dielës ata vunë re kamionin, me një shenjë të nazizmit dhe simbole të tjera supremaciste të pikturuara mbi të. Në vend të targës, policia tha se kamioni kishte një fotografi të një flamuri amerikan. Është e paligjshme të mbash bajonetë apo hanxhar në Uashington. Personi i arrestuar, Donald Craighead, 44 vjeç, nga Oceanside i Kalifornisë, tha se ishte “në patrullë”, tha policia.

Craighead u akuzua për mbajtjen e armëve të ndaluara. Siguria mbetet e lartë pranë Kapitolit, jo shumë larg selisë së partisë demokrate, pas sulmit në ndërtesën e Kapitolit më 6 janar nga qindra mbështetës të ish -presidentit Donald Trump. Incidenti ndodhi pasi ligjvënësit po certifikonin se ai kishte humbur garën e tij për rizgjedhje nëntorin e kaluar nga demokrati Joe Biden, i cili mori detyrën si president më 20 janar, kujton VOA. Persona që mbështesin më shumë se 600 protestues të arrestuar tetë muaj më parë po planifikojnë një tubim të titulluar, “Drejtësi për 6 Janarin”, në Uashington këtë të shtunë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA