Incidenti në takimin Rama-Merkel/ Kancelares gjermane nuk i hapet dera e makinës ‘Mercedes Benz’ (FOTOT)

14/09/2021 12:15

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare.

Por disa në momentin e parë me takimin kryeministrin Rama, Merkel hasi disa incidente të vogla.

Në makinën tip “Mercedes Benz” ku Merkel po udhëtonte, në momentin që do zbriste nga mjeti dhe do takohej me kryeministrin tonë, dera nuk po hapej.

Truproja e saj tentoi disa herë që ta hapte dhe pas disa tentativash e hapi atë dhe Merkel u takua me Ramën.

Edhe në këtë moment të parë me Ramën, ky i fundit i drejtoi dorën për ta takuar, ndërsa Merkel i nxori grushtin, një takim ky që është bërë trend në këtë kohë pandemie.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel