“Hidhni në kosh flamurin shqiptar”, Ylli Gurra reagon ndaj deklaratës së imamit arab: Ka lajthitur. Shqiptarët dhe kosovarët ta padisin

14/09/2021 14:17

Abu Rumaisa, një imam arab që shërben në Gjermani u ka bërë thirrje shqiptarëve që të hedhin në kosh flamurin kombëtar.

Për deklaratën e tij se shqiponja me 2 koka dhe 26 krahë që pretendon se është kundër islamit, imami Ylli Gurra ka folur në emisionin “Shqipëria Live” duke thënë:

“Më e pakta fjalë që mund t’i shkojë këtij personi është ‘lajthitje e mirëfilltë’. Është përçarje kryesisht në Gjermani ku ka shqiptarë qoftë të trojeve tona dhe Shqipëria. Nga pikëpamja ligjore, institucionet dhe besimtarët shqiptarë e kosovarë duhet të bëjnë kallëzim penal apo ta padisin. Duke filluar nga sot, duhet të reagojnë. Xhamitë në Evropë kanë një bord drejtues”.

Top Channel