Gjatë stinës së verës numri i rasteve që helmohen nga ushqimet rriten ndjeshëm.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit shkeljet më të mëdha që konstatohen në bare dhe restorante janë papastërtia në kuzhinë si dhe mos respektimi i kushte frigoriferike i produkteve ushqimore me origjinë shtazore.

Ditën e shtunë policia arrestoi administratorin dhe kuzhinierin e një restoranti në Durrës, pasi dyshohet se 5 dasmore u helmuan me ushqimit e lokalit. Për të mësuar nëse ka qenë helmim ushqimor, AKU ka kërkuar të analizohen të gjitha produktet ushqimore,ndërsa ISHP ka kërkuan analizimin e ujit të rrjetit dhe kartelat shëndetësore të punonjësve të lokalit të dasmave.

” Është bërë inspektimi i parë për kushtet higjieno-sanitare të subjektit që në këtë këndvështrim nuk janë gjetur shkelje. Është marrë mostër për të gjitha produktet ushqimore që kanë qenë të servirura në tavolinë dhe presim rezultatin e analizave për ngarkesën mikrobiologjike. Kështu që për momentin ne jemi në pritje të rezultatit të analizave. Nga inspektimet që ju keni bëre në bare dhe restorante cilat janë shkeljet që keni konstatuar? Produktet që janë me bazë mishi  kategorizohen me risk të lart.  Çfarë problemesh keni hasur? Ka të bëjë me kushtet higjieno-sanitare si dhe ato të ruajtjes së temperaturave që shumë herë nuk respektohet “,  tha Pamela Rodovani nga AKU.

Toksikologia Sonila Tivari, thotë se të shumë kanë qenë pacientët që janë helmuar nga mishi, peshku dhe akulloret. Fatmirësisht asnjë rast nuk ka përfunduar me fatalitet pasi ndihma mjekësore është marrë në kohe.

” Cilat janë ushqimet më delikate? Variojnë ushqimet që akuzohen për intoksikime elementare janë mishi, peshku, qumështi dhe nënproduktet e tij. Sepse këto lloj ushqimesh në momentin që kanë një mikrob në varësi të kohës që mikrobi qëndron në ushqime krijon toksina të cilat janë përgjegjëse për shenjat klinike që shfaqen tek individi. Në këtë sezon vere a kemi pas raste të helmimeve ushqimore dhe nga se? Në përgjithësi kanë qenë intoksikime nga peshku, kërpudhat të cilat mblidhen në mënyrë ambulatore nga persona që nuk e dinë se sa helmuese janë ato”, tha Sonila Tivari, Toksikologe.

Nga ana tjetër Top Channel disa herë ka denoncuar produktet ushqimore si filetot e pulës, kërpudhat  që shiten pa etiketën që duhet të tregoj jetëgjatësinë e produktet.

Top Channel