Polici e Hasit ka proceduar penalisht dy persona, të cilët dogjën me zjarr sipërfaqe toke me barishte në fshatin Zgjeç dhe Cërrnicë.

Policia procedoi penalisht shtetasin F. Rr, banues në Qarr, pasi dyshohet se në fshatin Zgjec, ka ndezur zjarr e si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin F. M., banues në Cërrnicë, pasi ka ndezur një zjarr i cili i ka dal jashtë kontrollit, ku për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorive pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel