Fier/ Po digjte barishte në tokën e tij, por zjarri del jashtë kontrollit. Arrestohet 34-vjeçari dhe dy persona të tjerë

14/09/2021 11:52

Policia e Fierit ka bënë në pranga tre shtetas për vepra të ndryshme penale.

Një 34-vjeçar nga Lushnja është arrestuar, pasi duke djegur barëra në tokën e tij në fshatin Jaxhias, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të dy shtetasve.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, pasi duke djegur barëra në tokën e tij në fshatin Jaxhias, Lushnjë, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasve Sh. K dhe N. Sh.”.

Po ashtu është arrestuar edhe një 55-vjeçar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim L. B., 55 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 12.07.2021 e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. T., 29 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga Oficeri Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Lushnjë janë kryer veprimet dhe janë referuar materialet për vlerësim për shtetasen E. Gj., 27 vjeçe, pasi në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Dacia” ka goditur këmbësorin, shtetasin K. Gj., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.

Top Channel