Gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO/ Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin. Gjykata: Kërkon të dish kush ta vrau vëllain? Dëshmitari: Jo, jam klasë punëtore pa mbështetje Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në lagjen nr.17 në Durrës.
Makina me drejtues D. H. është përplasur me një motor me drejtues N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta më pas një tjetër aksident ka ndodhur ku në momente ankthi një qytetare ka përplasur një makinë tjetër.
Në aksidentin e dytë ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel