Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në lagjen nr.17 në Durrës.
Makina me drejtues D. H. është përplasur me një motor me drejtues N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta më pas një tjetër aksident ka ndodhur ku në momente ankthi një qytetare ka përplasur një makinë tjetër.
Në aksidentin e dytë ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel