Foto ilustruese

Një grua 40-vjeçare, dyshohet endacake është gjetur pa shenja jete në një mjet të parkuar jofunksional në Durrës.

“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake)”, njofton policia.

Po ashtu bëhet e ditur se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.

Top Channel