Durrës/ “Audi” përplas motomjetin, arrestohet i plagosuri. Kapet edhe një 38-vjeçar

14/09/2021 09:48

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 drejtues mjetesh, pasi njëri prej tyre është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ndërsa tjetri u arrestua sepse nuk posedonte leje drejtimi motomjeti.

Drejtuesi i mototmjetit pa leje drejtimi është përplasur nga një makinë tip “Audi”  dhe si pasojë është plagosur  e ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

H.M., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

P.Ç., 43 vjeç, banues në Krujë, si dhe u procedua penalisht shtetasi P. D., 59 vjeç, pasi në Krujë, shtetasi P. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. Ç., i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi P. Ç., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel