Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka zbuluar se nuk mungojnë kërcënimet nga personat që janë kundër vaksinimit, megjithatë thekson se nuk do të hezitojë të japë mendimin e tij.
Brataj në emisionin “Shqipëria Live” tha se qëllimi i tij si profesionist është të shpjegojë sëmundjen dhe studimet për vaksinën anti Covid.
“Ka mesazhe do hash plumbin ballit apo kërcënime por nuk kam frikë të jap mendimin tim. Në një emision televiziv kishte mjekë, avokatë e politikanë dhe shpreha mendimin tim që një avokat nuk mund të shpjegojë sëmundjen dhe vaksinën se nuk e njeh. Ky është qëllimi im si profesionist.
Kush kalon sëmundjen ka imunitet, por bërja e vaksinës sugjerohet minimum 6 muaj pasi ke kaluar sëmundjen. Studimet tregojnë se ata që vaksinohen janë 10 herë më të mbrojtur se ata që kanë kaluar sëmundjen dhe nuk vaksinohen”, tha Brataj.
Top Channel