Çfarë ndodhi?! Ndërprerja misterioze e transmetimit të drejtpërdrejtë të Biden

14/09/2021 17:28

Shtëpia e Bardhë ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Joe Biden, gjatë një konference të mbajtur për zjarret, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë shtetërorë dhe federalë në Idaho.

Gjatë vizitës në Boisse, Biden mori një informacion për zjarret që kishin kapluar disa shtete perëndimore.

E derisa po fliste për një numër të madh të zjarreve, në një moment tha se dëshiron të dëgjojë më shumë nga George Geissler nga Shoqata Nacionale e Pyjeve.

“A mundem t’ju pyes diçka”, e pyeti Bideni. “Natyrisht”, iu përgjigje Geissler.

“Një prej gjërave në të cilat kam punuar me disa tjerë ishte…”, shtoi Biden para se të ndërpriste në gjysmë fjalinë dhe transmetimi të ndalej pa kurrfarë paralajmërimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA