Gjyqtari i ri i mundshëm ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës pritet të jetë një shqiptar, thonë mediat në Kosovë, e kjo ka “tërbuar” anëtarin serb të presidencës trepalëshe të vendit, Milorad Dodik.

Dodik pretendon se një lëvizje e tillë do të jetë produkt i lobimit nga ana e “myslimanëve” nga Sarajeva. Ai u shpreh se Republika Srpska nuk ka arsye të besojë në objektivitetin e një manovre të tillë.

Pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, në Beograd, Dodik tha se gjykatësi shqiptar ishte zgjedhja e një gjykatësi mysliman i cili nuk është më në detyrë, por që punonte me të në disa raste. “Ajo që dimë për këtë gjyqtar të ri të mundshëm të ri është se ai është produkt i lobimit nga ana e ‘myslimanëve’ nga Sarajeva.

Nëse ai gjykatës shqiptar i përket së njëjtës strukturë fetare, atëherë ai do të sulmojë përsëri Milorad Dodikun si shovinist”, është shprehur lideri serb. Ai madje doli me pretendimin se gjyqtarët e huaj të Gjykatës Kushtetuese u zgjodhën të gjithë me qëllim që të merrnin vendime të ndryshme me dy boshnjakë, që ishin në dëm të Republikës Srpska.

“Ishte një gjerman, tani po vjen një shqiptar. Është një ekip që duhet të ‘lidhë’ Republikën Srpska deri në zhdukjen e subjektivitetit të saj”, tha Dodik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA