Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje presidentit të vendit, Ilir Meta për anëtarët e kabinetit qeveritar.

Teksa nuk janë bërë ende 24 orë nga kërkesa që presidenti i parashtroi Prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkonte informacione për anëtarët e kabinetit qeveritar, prokuroria thotë se asnjë nga 16 ministrat e propozuar nga Rama nuk po hetohen.

Tashmë pritet edhe përgjigja e SPAK, pasi Meta kërkoi  informacion mbi 16 ministrat e propozuar për të qenë pjesë e kabinetit ” Rama 3″.

 “Ligji thotë që ministri emërohet dhe shkarkohet nga presidenti brenda 7 ditëve nga propozimi i kryeministrit, ndërsa brenda 10 ditëve kuvendi shqyrton dekretin, dhe pikërisht për prokurorinë e përgjithshme ka afat 7 dite të përgjigjet”.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta dekretoi më 11 shtator Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë. Përbërja e qeverisë së re pritet të dekretohet.

12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj. Rama ka vendosur të rikonfirmojë 10 ministra, ndërsa largohen Braçe, Majko, Shalsi, Klosi, Gjonaj dhe Denaj.

Emrat e ministrave të qeverise ‘Rama 3’;

Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA