Konflikt mes të miturish në Tiranë, plagoset me thikë 16-vjeçari
13/09/2021 16:47
Gjatë një konflikti mes tre të miturish është plagosur me thikë një 16-vjeçar.
E.Zh dhe A. A., kanë goditur me thikë bashkëmoshatarin e tyre G. R., ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel