Autoritetet japoneze theksuan se gjysma e popullsisë së vendit ka marrë dy doza të vaksinës së koronavirusit të ri.
Një anëtar i kabinetit të qeverisë japoneze i ngarkuar me zbatimin e luftës kundër pandemisë së COVID-19, Yashutoshi Nishimura, tha se vendi dëshiron të arrijë shkallën e imunizimit që shënojnë vendet e zhvilluara evropiane.
Ai tha se dëshirojnë të ruajnë trendin e imunizimit dhe deri në fund të shtatorit të rrisin shkallën e të rriturve të vaksinuar në 60 për qind.
“Efekte reale në frenimin e përhapjes së koronavirusit do të kemi kur të arrijmë normë imunizimi prej 80 për qind”, tha Nishimura.
Japonia ka një popullsi prej 126 milionë banorë dhe fushata vullnetare e imunizimit kundër COVID-19 filloi në shkurt të këtij viti./AA/
Top Channel