Krimi në Nikël/ Vrau fqinjin Artur Çangu me armë zjarri, arrestohet pas disa orësh arrati autori Voskopoja përveçse një prej destinacioneve me të frekuentuara turistike mbetet edhe një alternative për sportin.
Fshatit për të disatin vit i janë rikthyer garuesit e vrapimeve në natyrë. Gara të distancave të gjata në shtigjet malore janë organizuar për të gjitha moshat, duke bërë bashkë atletët shqiptarë, por edhe të ardhur nga vendet e tjera.
Edhe këtë vit, vrapimet kanë pasur distanca nga 5 deri në 21 km duke përshkruar kështu një itinerar me rrugë të ndryshme. Për organizatorin Altin Sholla garat e vrapimeve në natyrë janë shumë të rëndësishme edhe në kushte të tilla pandemie.
Garat e vrapimeve në Voskopojë kanë tërhequr vëmendjen edhe të turistëve të shumtë që kanë zgjedhur fshatin e njohur turistik.
Top Channel