Tuaregët konsiderohen një popull mjaft interesant për studiuesit. Ky fis nomad, që numëron rreth dy milionë vetë në mbarë Saharanë, njihet për disa tradita aspak konvencionale, sidomos ku vjen fjala tek liria e femrave.
Krejt ndryshe nga sa ndodh në pjesë të tjera të botës, këtu një vajzë, përpara se të martohet ka të drejtën të ketë disa të dashur. Ajo mund të vizitohet natën nga një partner në çadrën e saj, e nëse zgjedh dikë tjetër më vonë, nuk ka asnjë ndëshkim, përkundrazi.
Por privatësia është shume e shenjtë për ta: mashkulli duhet të largohet përpara agimit, e gjithcka ndodh në heshtje, dhe më respekt të plotë mes palëve.
Po kështu, lejohet dhe divorci. Ndërkohë meshkujt tuaregë, pasi arrijnë moshën madhore, duhet të mbajnë një vello mbi fytyrat e tyre. Për gratë dicka e tillë nuk është e detyrueshme.
Burrat Tuareg veshin çallma blu dhe mbulojnë fytyrën pjesërisht për mbrojtje nga dielli, por edhe si pjesë e traditës së fshehjes së emocioneve dhe simbol i identitetit mashkullor, ndërsa besohet gjithashtu se mbron nga shpirtrat e këqinj.
Top Channel