Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut pengoi rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE, e mori peng edhe Shqipërinë përderisa disa vende anëtare insistuan që të dy shtetet fqinjë të avansojnë së bashku drejt bllokut europian.
Por mund të ketë një shpresë të re për zhbllokimin e situatës. Mediat në Shkup flasin për një Non-Paper, përmbajtjen e të cilit thuhet se e njohin si autoritetet bullgare, ashtu edhe ato maqedonase, por ndoshta edhe liderë të tjerë të vendeve të tjera të rajonit.
Në dokument thuhet se “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në organizatat europiane dhe euroatlantike përbën një çështje të sigurisë afatgjatë me prioritet të lartë.
Krahas Shkupit e Sofjes, mosbesim ka edhe në Beograd e Prishtinë, ndërsa Tirana ndihet e rrezikuar për shkak të sistemit joformal të lidhjes me Maqedoninë veriore në rrugën e integrimit europian, dhe është çështje kohe derisa t`i soset durimi edhe Athinës zyrtare e cila është nën veprimin e anestezisë politike nga Marrëveshja e Prepës, nenvizohet aty.
Dokumenti duket se përpiqet të ofrojë një zgjidhje për ngërçin e krijuar. Kështu, Bullgarisë do t`i jepen garanci për forcimin e konceptit të kombit-shtet duke njohur kontekstin historik për prejardhjen bullgare të qytetarëve të saj pa përjashtim. Kështu, vendi çlirohet nga frika se përmes të drejtave të pakicave do t`i rrezikohet siguria dhe stabiliteti afatgjatë.
Në Maqedoninë e Veriut nga ana tjetër do të përçohet konteksti i shoqërisë multietnike përmes fshirjes së narrativës bullgare. Bullgarët do të hyjnë në Kushtetutë njësoj si bashkësitë e tjera etnike e kësisoj, shoqatat bullgare do të fitojnë mbrojtjes dhe kujdes të veçantë nga shteti.
Top Channel