Për shkak të numrit të lartë të te infektuarve me mutacionin Delta Bashkimi Europian e ka rifutur Shqipërinë ndër vendet e pasigurta ndaj rifillojnë kufizimet e shqiptarëve për të udhëtuar ne vendet e BE.

Vala e katërt e pandemisë tanimë ka prekur vendin tonë pasi shifrat që regjistrojnë çdo 24 orë janë në rritje dhe tanimë qytetet më të prekura janë ato bregdetare të cilat i kanë përcjellë pushuesit .

Shifra në rritje raportohen edhe në dy spitalet covid ku në gjendje të rëndë shëndetësore paraqiten ata të cilët nuk kishin bërë vaksinë ndërkohë që mutacioni Delta por prek moshat e reja.

Pas vaksinimit me detyrim të arsimtarëve studentëve dhe mjekëve në tetor pritet të merret vendim për vaksinim të detyruar për të gjithë punonjësit e administratës dhe kompani private që kanë numër të lartë punonjësish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA