Jemi në mes të muajit Shtator ishulli i Sazanit vijon të jetë destinacion i preferuar jo vetëm për pushuesit vendas por dhe te huaj.

Anijet turistike çdo ditë mbërrijnë në këtë ishull me turistë dhe interesi i tyre është jo vetëm për plazhin por dhe për gjurmët historike të regjimit komunist, por dhe bukuria e veçantë e ishullit .

“E emocionuar për bukurinë dhe historinë që ky ishull ofron.

Vijmë nga Polonia, u informuam për historinë e këtij ishulli dhe duket si një qytet fantazëm në Ukrainë teksa ti e viziton, vërtet interesante të mendosh që ky ishull bosh dikur ka qenë me njerëz.

Gjëja që këtë ishull e bën interesant edhe më shumë është historia që ajo mbart e sigurisht natyra dhe bukuria që gjen këtu”, thanë disa turistë.

Teksa vizitojnë godinat që qëndrojnë ende ne këmbe ata përballen me gjurmët e jetës së dikurshëm në këtë ishull,me rrugët e shtruara dikur por tashme te mbuluara nga bimësia dhe enigmës qe gjen kudo , shtigjet dhe bukuria e ishullit.

Për disa prej tyre ishulli i Sazanit duket enigmatik dhe krahasohet me Pripet —qytet i braktisur në Ukrain .

Top Channel