Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e pra të ditës së sotme në Astir, ku një ashensor u shkëput, duke lënë të plagosur pesë persona. Qytetarët ishin kthyer nga një darkë familjare kishin marrë ashensorin për t’u ngjitur në katin e gjashtë ta pallatit, ku ndodhej edhe shtëpia.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë policia njoftoi se është arrestuar tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir, Dëfrim Shabani, si dhe është proçeduar penalisht administratori i firmës së mirëmbajtjes që është edhe vëllai i tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit D. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Arrestimi i teknikut
Gjatë mesnatës, dyshohet se në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, ku edhe ka qenë i punësuar si teknik, nuk ka konstatuar problemin që ka patur ashensori, i cili është shkëputur, duke rënë në gjendje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të.
Si pasojë është dëmtuar një 27 vjeçare, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Po në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” vëllai i tij shtetasi D. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar vëllai i tij si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshëm.
Top Channel