Lindja, shkëlqimi dhe rënia e organizatës terroriste ISIS, përfshirja e shqiptarëve në këtë organizatë përmes rekrutimeve dhe fati i grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampet siriane, erdhën përmes një dokumentari të realizuar nga gazetari Taulant Koplikaj në kampet siriane të Roj dhe Al Hol. DAESH u shfaq si premierë për publikun shkodran në Kinema Millenium.
Gazetari Koplikaj disa herë udhëtoi në kampet siriane me misionin e vetëm, të sensibilizimit të autoriteteve shqiptare për të riatdhesuar të gjithë gratë dhe fëmijët shqiptarë
Për 60 minuta dokumentari përcolli dëshmi, emocione duke sjellë për herë të parë rrëfimin e një shqiptari nga Kosova që akuzohet si luftëtar iI ISIS dhe që mbahet në burgjet e autoriteteve siriane.
Top Channel