“Mbroni jetë”, Manastirliu thirrje qytetarëve: 700 mijë qytetarë të vaksinuar me të dyja dozat kundër COVID. Vaksinohuni!

12/09/2021 13:43

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Manastirliu theksoi se deri më tani janë vaksinuar 700 000 qytetarë.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.

Shifrat e muajve të pandemisë në vend

Testime totale 1,112,627

Raste pozitive 156,162

Raste të shëruara 141,038

Raste Aktive 12,585

Humbje jete 2,539

Top Channel