Irak, sulm me dron në aeroportin ndërkombëtar të Erbilit ku ndodhen edhe ushtarët amerikanë

12/09/2021 14:05

Në aeroportin ndërkombëtar “Erbil” në të cilin ndodhen edhe ushtarët amerikanë në qytetin Erbil të Irakut është kryer një sulm me mjet ajror pa pilot (dron), transmeton Anadolu Agency (AA).

Njësia e anti-terrorit në Administratën Rajonale Kurde të Irakut (IKRG) bëri një deklaratë lidhur me sulmin ndaj aeroportit të Erbilit.

Në deklaratë thuhet se aeroporti ndërkombëtar “Erbil” u sulmua me dron të ngarkuar me shpërthyes.

Më tej bëhet e ditur se në aeroport janë pezulluar të gjitha fluturimet dhe se pas sulmit janë marrë masat e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA