Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paraqitur propozime për të përmirësuar organizimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Bota jonë po shkon drejt një anormaleje të re, më kaotike, më të pasigurt dhe më të rrezikshme për të gjithë”, u tha Guterres gazetarëve, pasi paraqiti një raport të ri në Asamblenë e Përgjithshme.

“Ne po lëvizim në drejtimin e gabuar dhe jemi në një moment vendimtar. Zgjedhjet që bëjmë tani mund të na vendosin në rrugën drejt prishjes dhe një të ardhmeje në krizë të përhershme ose përparim drejt një bote më të gjelbër dhe më të sigurt”, theksoi ai.

Në raportin me titull ”Agjenda jonë e përbashkët”, Guterres propozoi të mbajë një samit global për të shqyrtuar çështje të ndryshme, përfshirë mënyrën e mbrojtjes së aseteve globale, siç janë oqeanet dhe për të realizuar aspiratat e përbashkëta siç janë paqja dhe shëndeti global.

“Samiti do të konsideronte një axhendë të re për paqen që do të përfshinte masa për të zvogëluar rreziqet strategjike nga armët bërthamore, lufta kibernetike dhe armë vdekjeprurëse autonome”, theksoi Guterres.

Shefi i OKB -së propozoi gjithashtu krijimin e “një platforme emergjente që bashkon qeveritë, sistemin e OKB-së, institucionet financiare ndërkombëtare, shoqërinë civile, sektorin privat dhe të tjerët, që do të nxitej automatikisht në kriza në shkallë të gjerë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA