Elbasan/ E gjeti portën e hotelit mbyllur, 49-vjeçari nga Belgjika bie nga muri rrethues teksa tentonte të futej brenda

12/09/2021 11:08

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, fatmirësisht pa marrë përmasa tragjike.

Policia e Elbasanit njofton se rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit.

Por më pas  ai është rrëzuar aksidentalisht, ku tashmë ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel