Edhe ky ashensor i një pallati tetë katësh në Tiranë u kthye në një vendngjarje , brenda të cilës fëmijë e të rritur kërkuan ndihmë për të shpëtuar.
Për shumë e qytetarë marrja e një ashensori është kthyer në një aventurë të rrezikshme për jetën për shkak të pasigurisë së tyre. Në një gjendje të tillë u ndodhën pesë shtetas këtu në zonën e Astirit që në përfundim të një darkë familjare tek të afërmit përdoren ashensorin për tu kthyer në banesë, por që për shkak të shkëputjes dhe shkallimit të derës ata përfunduan në spital nga dëmtimet.
Grupi i hetimit bën me dije për Top Channel se të deëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën, kurse ka vendosur nën hetim tre persona mes tyre administratori i pallatit, që ka deklaruar si ka lidhur kontratë me një kompani për mirëmbatjen e ashensorit.
Nga verifikimet paraprake të shkresave dyshimet bien mbi teknikun e ashensorit me inicialet D.SH , që nuk ka kryer detyrën ndonëse banorët e kishin bërë prezent problemin.
Edhe banorët e pallateve përrreth shprehen të shqetësuar për pasigurinë e ashensorëve.
Përpos shokut psikologjik që kalohet kur ngec në një ashensor, ngjarja më e rëndë e shënuar është ajo e vdekjes së një vajze pak kohë më parë në zonën e Freskut.
Top Channel