Baba Mondi merr pjesë në punimet për çështjet fetare të G 20, takohet me zyrtarë të rëndësishëm

12/09/2021 23:09

Per here te pare dita e sotme, shenoi fillimin e punimeve te seksionit te pare, te ceshtjeve fetare, te G 20. Ne kete forum teper te rendësishëm Kryegjyshi boteror, perfaqesues i Shqiperise u prit nga W. Cole Durham.jr. presidenti i associacionit te forumit ndërfetar G20 i cili e pershendeti dhe i uroi mireseardhjen ne emerin e tije dhe te Forumit G20 .

“Pjesmarrja Juaj eshte pasuri, per Forumin e pare te G20 per ceshtjet fetare”.

Kryegjyshi Boteror Baba Edmond Brahimaj u takua sot me Kryetarin e parlamentit të Unionit European David Sassoli. Pas bashkebisedimit per ceshtjen e fese, rolin e saj ne ruajtjen e Paqes sigurise se rajonit e me gjere, Kryegjyshi ftoi Presidentin e Parlamentit te Unionit Europjan, ne Shqiperi ne Seline e Kryegjyshates Boterore Bektashiane ftese e cila u mireprit, ne rastin e pare te tije me te aferm ne Shqiperi.

Gjithashtu po sot Kryegjyshi Boteror Baba Edmond Brahimaj ne hapësirat e Pallazzo Re Enzo,u takua dhe zhvilloi nje bisede me Presidentin Sloven Borut Pahor. Nder te tjera u bisedua u per ceshtjen dhe rolin e madh qe luan sot per kohen dhe shoqerine njerzore, harmonia toleranca fetare Presidenti Slloven ftoi Kryegjyshin Baba Mondin ne nje mengjez te përbashkët në Ljubjanë të Sllovenisë.

Ne keto takime Lideri Boteror i Bektashijve Dede Edmond Brahimaj shoqerohej nga Lucia Cucciarelli i Ambasades Italiane.

-Pjesmarrja, bisedat, vizioni i fese ne Shqiperi, harmonise tolerances, takimet me Perfaqesuesin e Shqiperise, Liderit Boteror, Dede Edmond Brahimaj me perfaqesues te tjere te besimeve nga vende te tjera te G20 ngjallen dhe shfaqen interes te vecante .

Top Channel