Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran në Korçë.

Top Channel mëson se si pasojë e daljes nga rruga të një motori është plagosur rëndë drejtuesi i saj.

I plagosuri po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 20:25, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, shtetasi O. J., 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë. Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve”, njofton policia.

Top Channel