
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 të së premtes në Zhupan të Fierit.
Elton Metaj ka vrarë me armë zjarri ish bashkëshorten në shtëpinë e ish vjehrrit të tij.
31-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri ish bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kjo e fundit ka ndërruar jetë pa mundu të marrë ndihmë mjekësore në spital.
Vëllai i viktimës Armando Bengaj akuzon prokurorinë dhe Gjykatën për lirimin nga burgu të autorit të vrasjes së motrës së tij Sabrina Bengaj.
Policia e kapi gjatë natës autorin e vrasjes të fshehur në një pyll. Atij ju gjet edhe arma. Një ditë më pas nëna e autorit thotë se ka frikë hakmarrjen.
Midis dy bashkëshortëve ka patur mosmarrëveshje të mëparshme. Një vit më parë autori i vrasjes ka marrë peng prindërit e bashkëshortes dhe është dashur ndërhyrja e policisë për ti liruar ata. Pas kësaj ngjarje 31-vjeçari është dënuar me burg pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje , dhunë në familje dhe pengmarrje.
Menjëherë pas kësaj ngjarje çifti është divorcuar ndërkohë që kanë një vajza të mitur 2 vjeç e gjysmë. Pavarësisht se 31 vjeçari u gjykua për tre vepra, në 20 korrik të këtij viti ai ka fituar lirinë.
Top Channel