Nisma Thurje është shprehur përmes një postimi mbrëmjen e sotme se pas vrasjes së 23-vjeçares në fshatin Zhupan të Fierit nuk qëndron vetëm autori por edhe personat në krye të institucioneve.

Sipas saj, ish-bashkëshorti vrasës Elton Metaj ishte dora e lirë e krimit që institucionet jo vetëm nuk e dënuan, por dhe i dhanë fuqi.

Postimi i plotë i Nisma Thurje:

KUSH E VRAU SABRINËN?!

Mbi trupin e Sabina Bengaj, e cila ishte duke ngrënë bukë, nuk qëlloi vetëm Elton Metaj, por edhe ata që janë në krye të institucioneve. Duket se Metaj ishte dora e lirë e krimit që institucionet nuk e dënuan, madje i dhanë fuqi.

Ai nuk veproi i vetëm, por u ndihmua nga ata që janë në krye të institucioneve të korruptuara dhe të papërgjegjshme.

E ndjera, vetëm 23 vjeçe, kishte denoncuar disa herë sjelljen e ish-burrit. Për dhunën fizike e psikologjike, ajo kishte një Urdhër Mbrojtje deri më datë 14 tetor të këtij vit, por ky urdhër rezultoi se ishte vetëm në letër. Përballë fasadës së institucioneve, Sabina ishte e pafuqishme për të mbrojtur jetën e saj dhe të familjarëve.

DY FJALË PËR “URDHËRIN E MBROJTJES”

Ndonëse ne paguajmë taksa që bashkia dhe policia të bëjë punët e ngarkuara, në këtë rast të mbronte Sabinën, kjo nuk ndodhi. Policia e Fierit, së bashku me Bashkinë, në vend që të ruanin agresonin dhe banesën e Sabinës, duket se merreshin gjithë ditën me shitësit ambulantë, me ata që mbledhin inerte plastike për të siguruar bukën e gojës, me ata të cilët enden rrugëve për një vend pune. Ata nuk e mbrojtën Sabinën.

GJYKATA DHE GJYQTARI PIRO SOTA

Piro Sota ishte gjyqtari që zhveshi Elton Metajn nga akuzat për ‘Dhunë në familje’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Me këto akuza, Metaj mund të ishte dënuar nga 10 deri në 30 vite burg por ja hodhi paq me vetëm 10 muaj.

Sipas medias Sota është gjyqtari që u denoncua publikisht edhe nga pushteti qendror, pas lirimit të disa vrasërve apo dhënie vendimi për përvetësim të pronave nga grupe mafioze. Piro duket se është gjyqtari që ndjen “dhimbje” të madhe për kriminelët.

Sot jemi dëshmitarë sesi shumë gjyqtar jetojnë nëpër resorte luksoze. Me paratë që fitojnë nga rryshfeti për të ulur dënimet e kriminelëve, duke shitur të drejtën, pronën dhe jetën e një individi.

Sapo nisi Vetingu, shumë gjyqtar lëshuan postin e tyre pasi e dinin se i priste burgu, shumë të tjerë me mund e me para, arritën të gjenin sërish “mikun” e duhur për të qendruar në tregun e pazareve. Kjo drejtësi nuk po mbron, por po vret.

PROPOZIMI I NISMA #THURJE
Një nga projektligjet që do të çojmë me çdo formë në Parlament është edhe “Rikthimi në traditën e Jurisë në sistemin gjyqësor”
=> https://nisma.al

Ngushëllime familjes Benga për humbjen dhe dhimbjen e përjetuar!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA