Joti Boceli nuk është piktor, por berber.
30-vjeçari nga Tirana arrin të realizojë portrete njerëzish tek koka e klientëve të tij. Kërkesa është shumë thjeshtë djemtë tregojnë foton e personazhit që duan, dhe Joti e realizon atë me lehtësi.
“Joto përshëndetje! U lodhe? Dua të më bësh Kristiano Ranaldon, mundesh?”
“Po më vëlla po deshe të gjithë skuadrën e Mancesterit”
Profesioni nuk të lë kurrë në baltë. Pasi përfundoi shkollën e mesme punoi si kamarier, por duke qenë se të ardhurat nuk i mjaftonin vendosi të ndjekë një kurs parakerie, të cilën e ndoqi vetëm për dy muaj. Sipas tij ai vend nuk i mësonte më asgjë tëre. Menjëherë më pas hapi berberhanen e tij.
” Unë nuk e kam pas ëndërr të bëhem berber, por më duhej një profesion. Unë kam mbaruar shkollë profesionale dhe punoja si kamarier, aty e pashë nuk shtyhej më dhe vendosa të ndjek një kurs për parukeri. Që kur ka vazhduar këtë profesion nuk jam shkëputur më “, tha ai.
Të realizosh një portret në kokën e njeriut është shumë e vështirë, kërkon durim dhe aftësi të madhe profesionale.
” Sa kohë të merr një portret? Po varet nga 40 minuta deri në 1 orë e 30 minuta. Meshkujt janë më të lehtë apo femrat? Femrat sepse nuk kanë shumë mimikë në fytyrë. Dhe sa kushton? Unë i bëj falas për qejf, ndërsa për porositë të veçanta 100 euro”’, tha ai.
Berber Joti ka realizuar portrete të njerëzve të famshëm të gjithë i kanë pëlqyer, por për aktoren e filmave për të rritur Mia Kalifa e kritikuan berberin shqiptar, sipas saj ai nuk kishte vënë re një detaj.
” Kërkesa më e çuditshme ka qenë ajo e Mia Kalifës, ia bëra dikujt në kokë ai e postoi dhe më tha vëlla hundën e ka më të vogël. ”
Për të marrë një shërbim tek berberhanja e Jotit duhet të rezervosh disa ditë më parë.
” Duhet të më marrin disa ditë më pare se nuk i menaxhoj dot. vetëm unë pa punëtorin marr përsipër 35 klientë.”
Berberi portretet nuk i realizon vetëm në kokë. Me një qese kripë në hapësira të ndryshme ai mund të realizojë pamje të ndryshme.
“Kam vendosur të bëj Mbretëreshën e Anglisë, ky është një mesazh për të rinjtë që duan të shkojnë në Angli, uroj që ky fenomen të ndalet.”
Top Channel