Çmimet e artikujve të shportës dhe të produkteve që përdorim në përditshmërinë tonë po rriten dita-ditës.

I fundit është çmimi i bukës. Po me pagat dhe pensionet e shqiptarëve çfarë po ndodh? Referuar INSTAT-it, në 6 vitet e fundit pagat në Shqipëri janë rritur 5%. Kur ka qenë hera e fundit që është rritur rroga apo pensioni i një shqiptari?

“Po ku rriten rrogat këtu. Këtu vetëm çmimet janë në majë, si në Amerikë. Mua asnjëherë të paktën, këto vitet e fundit. Nuk mbaj mend se kur më është rritur pensioni për herë të fundit, por me siguri të them që nuk na del. Sidomos tani me këtë krizë që ka pllakosur. Ngado që kthehesh vetëm çmime që rriten dhe paga e pensione në vend. Ne jemi popull që vazhdojmë të kënaqemi me pak.
Na është indeksuar me 500 lekë të reja pensioni.

Na u rrit njëherë me 2000 lekë të vjetra. Jam kthyer nga Greqia me burrin, se nuk kishim më fuqi të punonim. Por po I them që bëmë gabim që erdhëm, se në Greqi të paktën me një rrogë hanim bukë 5 veta. Këtu nuk ha dot edhe bukën.

Para një muaji u rrit me 2 mijë lekë të vjetra, tani e kam pensionin 78 mijë lekë të vjetra, që nuk më dalin për asgjë, ndaj mundohem të bëj punë nëpër shtëpi, që të ushqehem.

Pagesa ime është 46 mijë lekë të vjetra. Më thoni ju çfarë bëhet me to dhe me çmimet që rriten përditë.
Rriten kaq pak pensionet, sa kot që ta mbash mend. Në këtë kohë krize, jetesa është bërë e papërballueshme. Unë ish mësuese, me rrogën që marr as një javë nuk shkoj, mirë që kemi fëmijët e na ndihmojnë.
U bëmë si dhelpra dhe rrushtë. Nuk po provojmë dot as rrushin.

Pensioni im është rritur para 100 vjetësh. Pagat dhe pensionet janë në kufijtë e absurdes. Çmimet si Europë dhe pagat si në Afrikë”, shprehen qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA