Cristiano Ronaldo është optimist që do të rikthejë kohërat e arta tek Manchester United, ku ylli portugez ka treguar që nuk është këtu vetëm për pushime.

Ronaldo po shpreson që me ndihmën e skuadrës së tij do të rikthejnë ditët e arta tek United, dhe të garojnë për trofe në çdo kompeticion, përcjell KosovaPress.

“Nuk u riktheva tek skuadra e Manchester United për pushime, por për t’i ndihmuar skuadrës që të fitojmë më shumë trofe të tjerë”, tha Ronaldo.

Nesër, trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer mund të vendosë që Ronaldo të bëjë debutimin e tij në “Old Trafford” në ndeshjen kundër Newcastle United, e vlefshme kjo për Premier Ligën angleze.

Raportohet se tifozë të shumtë kanë paguar më shumë se 1100 euro, më shumë se çmimi i biletës sezonale, vetëm për ta parë debutimin dhe rikthimin e Ronaldos në “Old Trafford”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA