Punësimi ka shfaqur shenja të lehta përmirësimi në tremujorin e dytë të vitit, pas goditjes që mori vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Instat raporton se në fund të qershori shkalla e papunësisë arriti në 11.6%, duke shënuar një rënie prej 0.3% si në raport me tremujorin paraardhës, ashtu edhe kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Me gjithë rënie e lehtë të papunësisë, ende tregu i punës po shfaq dobësi duke mos kapur nivelet e vitit të para pandemisë kur në fund të 2019 arrinte në 11.2%.

Referuar të dhënave administrative të tregut të punës, në sektorin shtetëror përgjatë muajve prill-qershor janë punësuar 12.3 mijë individë më shumë se kundrejt vitit të shkuar, ndërsa në sektorin privat kanë hyrë në tregun e punës 34.2 mijë më shumë të punësuar.

Kjo rritje e të punësuarve në sektorin privat sinjalizon edhe një përmirësim të aktiviteti ekonomik, pasi duket se bizneset po rikthejnë në punë punonjësit e larguar.

E kundërta ka ndodhur për bujqësinë pasi statistikat flasin për 29.8 mijë individë më pak të punësuar në këtë sektor përgjatë tremujorit të dytë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, përgjatë tremujorit të dytë janë punësuar 46.5 mijë më shumë persona më shumë se vitin e kaluar që përkonte edhe me vendosjen e karantinës totale në vend ku mijëra persona humbën vendet e punës.

Edhe pse ka parë një përmirësim këtë periudhë ku papunësia mes të rinjve zbriti në 19.9%, duke rënë rreth 1.5% në raport me tremujorin e dytë të vitit 2020, sërish ky tregues mbetet në nivele shqetësuese duke reflektuar vështirësitë që kanë të rinjtë për t’u integruar në tregun e punës.

46.5 mijë më shumë të punësuar tremujori i dytë

Ulet shkalla e papunësisë në 11.6%

29.8 mijë më pak të punësuar në bujqësi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA