Moska alarmon Ukrainën e NATO-n me manovrat gjigante me 200,000 trupa në Balltik, Rusi e Bjellorusi (fotot)

10/09/2021 21:19

Rusia e Bjellorusia kanë nisur sot manovra masive ushtarake pranë kufijve të BE, të cilat po monitorohen nga afër prej NATO-s.

Fushata stërvitore Zapad-2021 e ushtrive të të dy vendeve do të zgjasë një javë dhe do të zhvillohet në detin Balltik, në Bjellorusi dhe në Rusinë perëndimore.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se 200,000 ushtarë do të marrin pjesë.

Në pamjet e publikuara nga Moska shihen manovrat e koordinuara në disa linja luftanijesh ruse, të cilat qëllojnë me artileri.

Në të tjera vendndodhje avionë gjuajtës fluturojnë në formacion dhe autokolona tankesh avancojnë në terrene të ashpra.

Para nisjes së manovrave presidenti rus Vladimir Putin tha se fushata “nuk drejtohet kundër askujt”.

Ndërsa homologu i tij bjellorus Alexander Lukashenko, tha se dy vendet nuk po bëjnë asgjë që nuk është bërë më parë nga “kundërshtarët e tyre”.

Dyshja e udhëheqësve që janë në pushet prej më se 20 vjetësh, folën dje nga Kremlini, ku ranë dakord të thellojnë integrimin e tyre, duke përfshirë dhe atë ushtarak.

President ukrainas Volodimir Zelenskiy ankohej sot se Rusia po tregohet gjithnjë e më agresive dhe ka kërkuar takim me Putin për të diskutuar tensionet në rritje.

Gjenerali rus Viktor Gulevich, tha se manovrat janë një sinjal ndaj Perëndimit  se “është e kotë të mbajë një pozitë fuqie me dy vendet”.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se në fushatë merrnin pjesë 200,000 ushtarakë, 80 avionë e helikopterë, 15 anije dhe rreth 300 tanke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA