Komandanti i shërbimit të zjarrfikës në Tetovë, Uka Aliti është shprehur se mund të ishte një katastrofë më e madhe në spitalin e Tetovës nëse nuk do ndërhyhej.

“Flakët e zjarrit ishin aq të mëdha, mundoheshim që flakët e zjarrit t’i shuajmë por edhe në anën tjetër zjarrfikësit tjerë të bëjnë evakuimin apo nxjerrjen e njerëzve që ishin në atë objekt”, tha ai.

Zjarri kishte filluar në pjesën e përparme të objektit të spitalit COVID, ndërkaq njoftimin e parë e kishin pranuar në ora 21:02.

“Mundej të ishte një katastrofë edhe më e madhe”, tha Aliti më tej teksa tregon për intervenimin.

Top Channel