Emri/ Mashtronte njerëzit duke u marrë shumë parash dhe vodhi në një restorant, kapet në banesën e braktisur 48-vjeçari i shpallur në kërkim Gjysmë miliard vjet më parë, oqeanet ishin mbushur me forma jetë që dukeshin më shumë si aliene sesa si kafshët detare që njohim sot.
Studiuesit kanë zbuluar së fundi fosilin e një krijese të pazakontë që ka të ngjarë të ishte një gjigant në krahasim me jetën e vogël të oqeanit të asaj kohe. Radiodontët, një grup artropodësh primitivë, u përhapën pas shpërthimit Cambrian 541 milion vjet më parë – kohe kjo, kur një mori organizmash u shfaqën papritmas në Tokë, thotë CNN.
Fosili i porsazbuluar i përkiste Titanokorys Gainesi, një radiodont që arrinte gjysmë metri gjatësi, e qe ishte shumë i madh në krahasim me krijesat e tjera të oqeanit te cilat arrinin madhësinë e gishtit. Fosili u gjet në shkëmbinjtë Cambrian të Parku Kombëtar Kootenay, në Kanada. Përmasat e kësaj krijese konsiderohen befasuese, thuhet në studimin e botuar në revistën Royal Society Open Science dhe e bëjnë atë një ndër më të mëdhatë e asaj periudhe.
Ajo kishte sy të mëdhenj, me një forme anësore si ananas e një gojë të mbushur me dhëmbë, si dhe të dala si gjemba në pjesën e kokës për të kapur prenë. Kokën ia mbronte një mbulesë mbrojtëse, si guaska e një gaforreje apo breshke. Fosilet do të ekspozohen në një galeri të re të Muzeut Mbretëror të Ontarios nga muaji dhjetor.
Top Channel