Momentet kur pedofili u blen ëmbëlsira vajzave të shkollës që më pas do të mbyste (fotot)

07/09/2021 15:30

Kamerat e sigurisë kishin kapur momentet e fundit kur një pedofil i dënuar më parë, u blente ëmbëlsira dy vajzve të vogla, para se tragjikisht t’i vriste e përdhunonte.

Ulyana Degtyar e Anastasia Fesler, të dyja dhjetë vjeçare, u takuan me monstrën teksa ktheheshin nga shkolla në qytetin e Kiselyovsk, të hënën në Rusi.

Burri raportohet se ishte 41 vjeçari Viktor Pesternikov, i cili ishte dënuar e burgosur më parë dhjetë vjet, për sulme seksuale ndaj të miturve, thanë autoritetet ruse.

Burri me punë shofer, i martuar e me dy fëmijë adoleshentë, ishte liruar nga burgu në vitin 2019, sipas raportimeve vendase.

Punonjësi i dyqanit kujtonte sesi vajzat e kishin thirrur atë “xhaxha Vitia” teksa ai u blente ëmbëlsira.

Viktor u ndalua sot nga policia dhe pranoi se i kishte blerë vajzave ëmbëlsira dhe kishin shkuar me to për të ushqyer pëllumbat, e më pas ishin ndarë.

Më vonë ai kishte pranuar se i kishte përdhunuar dhe mbytur, thonë raportimet, duke cituar burime të policisë.

Trupat e fëmijëve ishin gjetur në një shtëpi të braktisur ndërsa disa nga rrobat ishin të varura në një pemë.

Kur vajzat u zhdukën të hënën, një fushatë e gjerë kërkimi nisi për gjetjen e tyre.

Por pamjet nga skena e krimit tregonin veshjet që u përkisnin vajzave tragjike. të varura në një pemë dhe në barin poshtë saj.

Rasti shokues ka shtuar thirrjet për ndalimin e moratoriumit të disa dekadave për dënimin me vdekje në Rusi.

Zv. kreu i parlamentit rus Mikhail Yemelyanov tha: “Ne besojmë se vrasësit pedofilë dhe terroristët duhet të dënohen me vdekje”.

Ai shtoi se Rusia duhet të heqë ndalimin e masës së vendosur nga Këshilli i Evropës, duke shtuar: “Këta maskarenj duhet të ekzekutohen. Ne do të insistojmë për këtë.”

Pesternikov pritet të dërgohet në paraburgim për dy muaj pas dëshmisë së tij.

Kur pedofili u lirua nga burgu në 2019, ishte në “mbikqyrje aktive” nga policia.

FOTO GALERI
1/5
Momenet kur dy vajzat genjehen nga nje pedofil i denuar ne Rusi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA